Gjobë me vlerë mijëra franga dhe dënime të tjera, Taulant Xhaka e pëson në Zvicër

Basel u rikthye te titulli kampion në Zvicër, pas 8 vitesh. Sigurisht që po solli festë të madhe, ku lojtarët, protagonistët kryesorë të këtij suksesi dolën para tifozëve duke festuar.

Por, për shkak të festës së shfrenuar e ka pësuar njëri prej shqiptare. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka është gjobitur dhe dënuar nga Federata Zvicerane e Futbollit, për shkak të gjuhës së urrejtjes që ka përdorur kundrejt klubeve të tjera.

Xhaka është gjobitur me plot 7500 franga zvicerane. Ndërkohë që shqiptari është dënuar edhe me një ndeshje pezullim, ndërkohë që duhet të shërbejë 18 orë për komunitetin e futbollit në 6 muajit e ardhshëm.

Lajme të tjera |  Korri sukses te Juventusi, trajneri 57-vjeçar gjithmonë e më pranë paniknës së Romës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us