Gjokutaj: Nuk ka policë tek dera e banesës së Berishës

Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar mbrëmjen e kësaj të enjteje se kryedemokrati nuk ruhet me policë tek dera e banesës pavarësisht se në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) thuhej se Berisha duhet të ruhej me polic tek dera. Sipas Gjokutaj, Berisha ka detyrime si person nën hetim, por dhe si politikan. Duke u ndalur tek kjo e fundit, Gjokutaj tha se nëse ka çështje që lidhen drejtpëredrejtë me angazhimin e tij, atëherë dhe drejtues të PD mund ta takojnë. I ndalur tek mediat, Gjokutaj tha se këto të fundit duhet të marrin leje në SPAK për takim. I pyetur në lidhje me mandatin e deputetit të Berishës, i cili rrezikon të digjet nëse ky i fundit nuk shkon për 6 muaj në Kuvend, avokati tha se Berisha mund të shkojë në Kuvend, por duke i marrë leje SPAK. Deklaratat Genc Gjokutaj i bëri i ftuar në emisionin “Opinion”.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Ka policë te dera?

Genc Gjokutaj: Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet! Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera sepse ai nuk i është shmangur drejtësisë. Nuk ka policë në derë!

Pyetje: Pra ka mbikëqyrje policore? Kush mund ta takojë zotin Berisha? Kë përfshin kjo listë?

Genc GjokutajKomunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan. Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë.

Pyetje: Aktualisht a mund t’i kryejë funksionet e tij, mund të shkojnë persona të partisë ta takojnë apo votues të tij?

Genc GjokutajAbsolutisht po! Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me akivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim. Por zoti Berisha mund të komunikojë edhe përmes rrjeteve sociale.

Pyetje: Nëse ai do të zhvillojë mbledhje kryesie në shtëpi, i mundësohet?

Genc Gjokutaj: Dëgjo, ja ju bëj një pyetje, duhet ta gjykonte Irena Gjoka këtë çështje?

Pyetje: Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar?

Lajme të tjera |  Vlorë/ Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Nën ujë banesa, biznese, Kisha Ortodokse e xhamia. Në terren 24 efektivë të FA

Genc GjokutajGjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute.

Pyetje: Në rast se ai dëshiron të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin, kujt duhet t’i marrë leje?

Genc Gjokutaj: Duhet të lajmërojë SPAK-un.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në “Arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”.

Lajme të tjera |  “Të flisja me laraskat?”, banorët në Vlorë humbasin shtëpitë: Telefonuam bashkinë, por nuk na u përgjigjën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us