Partia Demorkatike ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës për kthimin në Apel dhe rigjykimin e çështjes së vulës së PD-së nga një trup e re gjyqtarësh.
Përmes një komunikatë të shkurtër për mediat, PD zyrtare deklaron se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD-së.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE:
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë së vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata që minojnë drejtësinë dhe të tjerët që i tremben forcimit të opozitës.
Kujtojmë se në deklaratën e bërë publike nga Gjykata e Lartë, Kolegji i gjyqtarëve ka konstatuar se “Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim”
Kolegji vlerësoi se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.