Gjykata e Posaçme e Apelit vendos detyrim paraqitje për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Berisha do duhet të paraqitet dy herë në muaj para policisë gjyqësore. Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pllumbi.

Ishte Prokuroria e Posaçme e cila ankimoi vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme pasi e liroi Berishën nga arresti shtëpiak dhe nuk i dha asnjë masë shtrënguese.

Dy prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai e ankimuan këtë vendim me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxirrte nga arresti shtëpiak ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por avokatët e kryedemokratit deklaruan se ky ankimim nga SPAK ishte i pavend.

Sali Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa e fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us