Gjykata lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë, akuzohet si pjesë e grupit që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Lajme të tjera |  “Mos u grindni djema”- Në Rusi tallen me sherrin Trump-Musk: Mund të ndërhyjmë për një marrëveshje paqeje mes jush

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us