Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës!

Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit.

82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen jo vetëm macet e saj por edhe të braktisura, por një përkushtim i tillë, nuk është pritur mirë nga Agjencia e Mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë e Tiranës që e ka gjobitur të moshuarën me 10 mijë lekë.

Kundërvajtja që ka kryer Irini është ndotja akustike, e ndaj me këtë arsyetim ajo është urdhëruar në fletën e gjobës “Ti largojë menjëherë macet”.

Beteja e të moshuarës që refuzon të paguajë gjobën e të heqë dorë nga macet, ka përfunduar në gjykatën administrative me një padi të rrallë, të cilën e shpjegon për TCH avokatja e saj.

E moshuara i thotë gjykatës administrative se nuk ekziston asnjë ligj që ndalon mbajtjen e maceve, me të cilat Irini jeton dhe u jep dashuri.

Lajme të tjera |  Ditëlindja/ 61 vjetori e gjen Edi Ramën në punë. Zbulohet dhurata që mori në selinë rozë

Gjykata administrative ka hedhur shortin dhe pritet të shqyrtojë në mënyrë të përshpejtuar kërkesën paraprake për sigurim padie, që është mos pagim i gjobës derisa çështja të shqyrtohet në themel.

Njihuni me Irinin. Është 82 vjeçe dhe jeton me macet. 82-vjeçarja jo vetëm jeton me to, por ushqen edhe kafshët e braktisurat./Tch

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us