Gjysmëfinalja e dytë “paralizon” kryeqytetin, Egnatia – Partizani bëjnë llogaritë për finalen e titullit

Në “Arenën Kombëtare” ditën e sotme do të luhet gjysmëfinalja e dytë e “Final – Four”. Përballje kjo që do të marrë vëmendjen e tifozëve dhe që do të startojë në orën 20:00.

Egnatia vjen në këtë përballje si kampionët në fuqi dhe ndaj “Demave” do të tentojnë për herë të dytë radhazi finalen e titullit. Ndërkohë nga krahu tjetër të kuqtë vetëm në javën e fundit arritën të siguronin vendin e 4-të dhe tashmë synojnë të prekin edhe finalen.

Spektakël pritet në kryeqytet, teksa skuara e Skënder Gegës është e dënuar vetëm për fitoren nëse dëshion finalen, pasi çdo rezultat tjetër do t’i eliminonte nga gara.

Kështu rrogozhinasit janë të avantazhuar të kalojnë në finale edhe me një barazim, pasi siç dihet e kanë mbyllur sezonin e rregullt në Superiore të parët.

Lajme të tjera |  Egnatia e favorizuar edhe me barazim, Partizani beson fort te STATISTIKAT

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us