Goditi arbitrin në ndeshjen e Kategorisë së Parë, arrestohet punëtori i fushës

Arbitri kryesor i ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, Xhuljan Bacaj është goditur me grusht pas përfundimit të sfidës e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të lushnjarëve. Policia e shtetit bën me dije se agresori është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, vihet në pranga 44-vjeçari, punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.

Ky shtetas, në përfundim të ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga.

Lajme të tjera |  Videoja e liderëve europianë me IA në samitin në Tiranë, Erdogan i “magjepsur”: Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us