Goditja me armë e godinës së Top Channel, ministri Balla: Mund të them se Policia e Shtetit ka tashmë një pistë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke komentuar disa prej çështjeve kriminale më të rënda në vend, është përgjigjur edhe për sulmin me armë ndaj televizionit Top Channel në mars të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë roja i godinës.

Balla tha në emisionin “Top Story” se Policia e Shtetit e ka tashmë një pistë për këtë ngjarje, por u rezervua të japë shpjegime të mëtejshme, duke thënë se “e rëndësishme është që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund” dhe të mos zbulohen vetëm autorët, por të gjitha motivet e ngjarjes së rëndë.

“Policia e Shtetit ka tashmë një pistë të besueshme, të bazuar, për shkak të një sërë informacioneve. Ka disa deklarime të disa personave të cilat ndërlidhen”, deklaroi Balla.

Lajme të tjera |  Bushati: PS dhe PD janë parti oligarkike, por tani Rama i ka marrë të gjitha, opozitës i kanë rënë br*kët...

Balla tha ndër të tjera se një hetim si ai i ngjarjes në Top Channel, mund të zgjasë “edhe me vite”.

Pjesë nga bisesa në emisionin “Top Story”:

Robert Rakipllari: Je në një godinë që është goditur me plumba, është vrarë një person. Pavarësisht se zoti Balla thatë që është numri më i ulët në vrasje, për këtë goditje është një krim i pazbardhur.

Ministri Balla: Sulmi në Top Channel është një prej akteve më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri. Sepse nuk është goditur vetëm fasada apo ka mbetur i vrarë një person i ndershëm. Top Channel është një institucion më vete për kontributin që ka sjellë. Ky është një prej pengjeve të mija të përditshme, ku një herë në javë, kemi një mbledhje ku themi dhe ku jemi. Dhe për të ruajtur gjithë sekretin hetimor, unë nuk do të hy në detaje, mund të them që Policia e Shtetit ka tashmë një pistë të besueshme, të bazuar, për shkak të një sërë informacioneve. Ka disa deklarime të disa personave të cilat ndërlidhen. Por është shumë më e rëndësishme që sesa të dalësh të thuash kush janë autorët, të zbulohet kush është arsyeja. Mos më pyesni më shumë për rrethanat e kësaj çështjeje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us