Goditja në tru e paralizoi, aktori kujton “episodin” e parë: Ishte kulmi! Përlotet nga letra e të shoqes

Aktori i njohur Genc Fuga kaloi një moment të rëndë, pasi pësoi një tronditje në tru, ndaj edhe i duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale. Por tani duket se e gjitha është e kaluar dhe aktori i është kthyer sërish skenës.  I ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktori ka folur se çfarë ka ndjerë në momentin e parë kur e kuptoi çfarë kishte ndodhur me të.

Unë e kam të vështirë të mos e lidh me aspektin humoristik. Ishte kulmi ta shikoje dorën dhe mos ta lëvizje dot. Ishte kulmi, që të të mos bindej edhe dora jote. Mbaj mend vetëm një sekuencë, një ndër sekuencat, se shumë herët për të harruar, kisha Enin te koka dhe ishte momenti kur nëpërmjet ndërhyrjes do më kthenin zërin. Mirëpo, deri në atë moment komunikoja me infermieret dhe me Enin, kryesisht me shenja dhe me tinguj. Edhe më hoqën atë pajisjen dhe më erdhi zëri. Eni ishte prezente, edhe i thashë asaj infermieres: “Të lumshin duart, por ti nuk e di çfarë do heqësh tani se unë do flas. Më lindte shumë shpesh ndjenja e xhelozisë dhe njëkohësisht e cinizmit, për veprimet nga më të ndryshmet. Rudinë, dua të them që, ka qenë jashtëzakonisht shumë punë e madhe, edhe nga ana ime, por edhe nga trajnuesit, nga fizioterapistët, që unë të vishesha. Domethënë, je në shina komplet të tjera dhe duhet të ecësh në një rrugë komplet të re. Tani gjithçka fillon gjithçka nga e para. Shumë gjëra trashëgoj nga jeta e parë, por kryesorja është dashuria, ajo që na mban,“-tregoi ai.

Lajme të tjera |  HARTA LIVE: Reshje shiu kudo në vend! Më intensive priten në Shkodër dhe Kukës, ka risk për vërshime të ujit

Ndërsa më tej, gjatë emisionit, bashkëshortja, aktorja Eni Fuga bashkë me 3 vajzat i dërguan një tufë me lule, të cilat e përlotën aktorin. Në pusullë shkruanin: Një baba si ty është fat, ti je dhe do mbetesh shembulli, krenaria dhe shoku ynë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us