Goditjet’ e drejtësisë në radhët e PS/ Rama: Ahmetaj i ka bërë punët që i kam kërkuar

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish ‘goditjet” që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka bërë qeverisë së tij. Duke folur për zyrtarët e arrestuar, i ndalur tek rasti i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Rama tha se ai i ka kryer të gjitha punët që ai i ka ngarkuar. Ndërsa për akuzat ndaj tij, Rama tha se kjo është përgjegjësi personale.

Edi Rama: Unë njerëz të mi kam Lindën, Grekun, Zahon, të gjithë të tjerët janë anëtarët e një familje politike, që e kanë kokën mbi supe dhe janë adult. Punët që i kam kërkuar Arben Ahmetajt i ka bërë. E vërtetë që e kam zgjedhur unë. Unë njerëzi i marr i mbështes për qëllimet e shpallura. Përgjegjësia ime është që të garantoj që ky vend të ketë drejtësi që shqiptarët të mos goditen pas shpine nga njerëz që iu japin votën.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar që në datën 24 Korrik, pas kontrolleve brenda vendit, ku ish-zëvendëskryeministri nuk u gjet. Ahmetajt, gjykata e posaçme i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, pasi akuzohet për 3 vepra penale për çështjen e inceneratorëve, përfshirë korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Megjithë këtë për socialistët, ai është ende pjesë e grupit parlamentar, edhe pse prej muajsh nuk ka shkelur në sallën e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us