Lautaro Martinez është bërë sot protagonist i fitores së rëndësishme 2-1 të Interit në fushën e Bajern Mynih, me një gol spektakolar të shënuar me të jashtmen në pjesën e parë të ndeshjes.
Ai arriti shifrën 19, duke kaluar një legjendë të mirëfilltë zikaltër siç është “Perandori” Adriano, i cili ishte ndalur në kuotën e 18 golave gjatë viteve të tij te milanezët.