“Gonxhja, hajdut i papërmbajtur”, Berisha: Rama e bëri “super-ministër” me 3 portofole

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur kundër emërimit të Blendi Gonxhes si ministër të ministrisë për Kulturën, Ekonominë dhe Inovacionin nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama.

Berisha iu drejtua mbështetësve të tij nga dritarja sërish ashtu si ka vepruar që nga vendosja e tij në ‘arrest në shtëpi’.

Berisha e cilësoi Gonxhen si “një nga hajdutët më të papërmbajtur”, ndërsa u shpreh se Rama e bëri “superministër” me 3 portofole.

“Një nga hajdutët më të papërmbajtur të vendit, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me 3 portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, ju kujtohen çifti i 20 përqindëshit Rama-Gonxhe. Askujt nuk i harrohen vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  “Do marrim e pakta 78 mandate”, Rama: Nuk do fitojnë dot kurrë po nuk e kuptuan se përse i mundim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us