Grabitet karburanti në Tiranë, merret xhiroja ditore

Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vaqarr, në një pikë karburanti në afërsi të Urës së Beshirit.

Dy persona të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë xhiron ditore, dhe më pas janë larguar.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Vaqarr, Tiranë, në një pikë karburanti në afërsi të Urës së Beshirit, dy pesona të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë xhiron ditore, dhe më pas janë larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të tjera |  PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës: Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us