Grabitet në mes të Lungomares së Vlorës çifti i turistëve italianë

Një çift turistësh italianë kanë rënë pre e grabitjes në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka nodhur në Lungomaren e qytetit, që është një prej zonave më të frekuentuara në prag të sezonit turistik.

Siç raportohet, italianët kanë parkuar makinën e tyre në Lungomare, dhe kanë shkuar për të drekuar në një restorant aty pranë. Kur kanë shkuar pranë makinës ata kanë vënë re se grabitësit kishin thyer xhamin e derës së pasagjerit duke marrë një shumë parash nga çanta që ndodhej brenda si dhe të gjitha dokumentat e mjetit.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve

 

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us