Gramsh/ Publikohen analizat e fëmijëve të intoksikuar në kopsht, 4 raste me salmonelë, hetohet kompania “Nelsa shpk”

Bëhen publike rezultatet e analizave të kryera tek dhjetëra fëmijë të kopshtit nr.1 në Gramsh të cilët u paraqitën këtë javë në spital me simptoma të rënda të helmimit.

Rezultatet e analizave kanë konfirmuar se 4 fëmijë janë kontaminuar me salmonelë. Nga 70 mostra që janë dërguar, 4 kanë dalë pozitivë.

Autoritetet përgjegjëse të drejtësisë po hetojnë pistën kryesore që dyshohet se është shkaku i infektimit, kompania “Nelsa shpk” e cila kryen furnizimin me ushqim katering të këtij kopshti.

Ndaj ngjarjes së rëndë të Gramshit, prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet, teksa ka bllokuar kartelat mjekësore të fëmijëve të shtruar në spital, si dhe kanë bllokuar ushqimet në kuzhinën e kopshtit.

Prindërit e fëmijëve të kopshtit publik nr.1 në Gramsh kanë lajmëruar protestë ditën e hënë për të vendosur para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj situate që ka tronditur opinionin publik.

Lajme të tjera |  Tre parti për herë të parë me 4 deputet në parlamentin e ri, Lapaj fitoi mandatin nga lista e hapur! Arlind Qori ‘digjet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us