Gratë konkurronin për të përmbushur kënaqësitë e mjekut, gazetarja: Edhe më parë ka ngacmuar të afërmit e pacientëve

Dervish Hasi, i akuzuar për “trafikimin e të miturve dhe pornografi”, kishte krijuar një grup online ku komunikonte me tre partneret e tij dhe 16-vjeçaren.

Tronditës është fakti që gratë, të indoktrinuara nga 42-vjeçari, garonin me njëra-tjetrën për të përmbushur epshet e tij.

“Kishin krijuar një chat grup ku secila konkurronte me njëra-tjetrën për ta përmbushur”, tregoi gazetarja Dorjana Bezat këtë të mërkurë në “Top Story”.

Sipas saj, në celularin e të miturës janë gjetur jo vetëm mesazhe, por edhe video nga marrëdhënia seksuale.

“Prindërit thonë se gjendja shëndetësore e vajzës i ka shqetësuar. Në celularin e vajzës, janë gjetur komunikimet me partnerit. Përveç mesazheve tepër erotike, është një video 2 minuta e 40 sekonda ku është filmua akti seksual mes vajzës dhe 42-vjeçarit”.

Ndërkohë, sipas Prokurorisë, nga kqyrja e celularit të 16-vjeçares, nisin dyshimet për pornografi, pasi mjeku i ka shpërndarë videot intime. Vepra penale është rikualifikuar për pornografi. Vajza dyshohet se është filmuar nga mjeku dhe i është nënshtruar pornografisë”.

Lajme të tjera |  Aksident në Unazën e Madhe, makina përmbyset në mes të rrugës (Foto)

Dy gazetaret, Dorjana Bezat dhe Glidona Daci zbuluan detaje të reja nga e shkuara e mjekut Dervish Hasi, i cili ka abuzuar me një 16-vjeçare.

Daci u shpreh se 42-vjeçarit i është vënë minë në vitin 2019, gjithashtu është hetuar për shit-blerje armës. Ajo theksoi se këtu fshihet diçka krejt tjetër, që nuk ka lidhje vetëm me aspektin social.

Gjithashtu më pishtë përmendet edhe një fakt në lidhje me bashkëjetuesen e dytë të mjekut Dervish Hasi:

“Gruaja e tij e dytë i përket një personazhi të rrezikshëm në Bulqizë, personazh i cili është hetuar në çështjen e indroktrinimit të personave të ndryshëm nëpërmjet besimit drejt Sirisë. Ai është vrarë në 2014 dhe bashkëshortja e tij është bashkëjetuesja e mjekut. Duhet hetuar me detaje e shkuara e mjekut. Dervish Hasi i është vënë minë në vitin 2019, është hetuar për shit-blerje armësh, pro nuk është vërtetuar nga Prokuroria. Unë mendoj që këtu fshihet diçka krejt tjetër që nuk ka lidhje vetëm me aspektin social”, tha Daci.

Lajme të tjera |  “Ramës do i ngecë në fyt farsa elektorale”, Berisha në Bruksel: Qeveria e Tiranës po tenton të ndryshojë raportin e OSBE-së

Nga ana tjetër Dorjana Bezat zbuloi se mjeku ka ngacmuar edhe të afërm të pacientëve të tjerë, gjatë kohës që ishte me detyrë në Dibër. Banorët e asaj zone, sipas saj, e kanë zgjidhur me mënyrat e tyre, përfshirë dhunën.

“Përpara se të shërbente tek Shefqet Ndroqi ky mjek ka qenë në Dibër, ku ka pasur raste të dhunimeve nga qytetarë të ndryshëm të afërmit e të cilëve kanë rënë pre e ngacmimeve të mjekut. Nuk ka pasur denoncime, por e kanë zgjidhur privatisht duke dhunuar mjekun ose duke krijuar situata që nuk kanë arritur deri tek dera e policisë. Dua të them që kjo nuk ishte hera e parë që ai ngacmonte të afërmit e pacientëve te tij”, u shpreh Bezat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us