Greqia do të nderojë Anastasin, Sinodi i Shenjtë merr vendim për ceremoninë në Athinë

Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë njoftoi se do të mbahet shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës ditën e nesërme, përpara trupit të kryepeshkopit të bekuar të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Shërbesa hyjnore do të drejtohet nga nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti Ierotheos i Nafpaktos dhe Shën Vlashit.

“Në konsultim pas Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë, njoftohet se nesër, e diel, 26 janar 2025, do të kremtohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Athinës, përballë arkivolit të kryepeshkopit të bekuar Anastas. Kremtohet nga Nënkryetari i Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë, Shkëlqesia e Tij Mitropoliti i Nafpaktos dhe Shën Vlashit, z. Ierotheos”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të tij, Kryepeshkopi i Athinës dhe Gjithë Greqisë, Jeronimi, do të kryejë një përshpirtje. Sipas njoftimit, trupi i Anastasit do të qëndrojë në Katedralen e Athinës deri në orët e mëngjesit të së hënës kur edhe do të niset për në Shqipëri.

Në vendin tonë pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, më 28 janar në orën 16:00.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Homazhet do të mbahen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe të mërkurën, datë 29 janar 2025. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us