Greqia i përgjigjet Gjermanisë: Beleri është çështje e shtetit ligjor, nuk heqim dorë!

Greqia i është përgjigjur deklaratave të kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili kërkoi të mos vendoset veto ndaj anëtarësimit të Shqipërisë, për një çështje dypalëshe si ajo e Fredi Belerit.

Mediat greke shkruajnë se zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis, i është përgjigjur deklaratave të Scholz duke thënë: “Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”.

Kancelari gjerman Olaf Solz deklaroi të mërkurën se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një shpërblim për përpjekjet reformuese të viteve të fundit në vend.

“Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e përgjithshëm të zgjerimit, të cilat ne nuk mund ta lejojmë”, tha Olaf Solz.

Scholz shkoi më tej duke kërkuar që vendet anëtare të Bashkimit Europian të mos kenë të drejtën e vetos ndaj vendeve kandidate, për çdo kapitull negocimi.

Lajme të tjera |  Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide...

“Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë. Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us