Greqia pengesë për Shqipërinë, presidenti Begaj (e merr me shaka): Ke punuar mirë por ngele në klasë!

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e ka krahasuar veton e Greqisë ndaj Shqipërisëpër negociatat me historinë e studentit me pedagogun.

Nga Bullgaria ku ndodhet për vizitë zyrtare, kreu i shtetit shqiptar tha se në të gjitha takimet ndërkombëtare që ka patur, është lavdëruar puna e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE-në, por në mënyrë të pakuptueshme “ngel në klasë” në momentin e fundit.

“Në çdo takim ndërkombëtar që kam pasur është vlerësuar jashtëzakonisht shumë Shqipëria për punën që ka bërë dhe është folur jashtëzakonisht shumë për profesionalizmin e treguar nga ekipi shqiptar. Çuditërisht ndodh si puna e studentit që pedagogu i thotë gjatë gjithë vitit është i shkëlqyer, ke punuar shumë mirë, dhe te nota e fundit e ngel në klasë”.

Begaj thotë se procesi i zgjerimit të BE-së me vendet  e Ballkanit është investim gjeostrategjik, ndërsa për Shqipërinëanëtarësimi në Bashkimin Europian është jetik dhe strategjik.

Procesi i zgjerimit është investim gjeostrategjik i BE, ndërsa për ne është jetik dhe strategjik. Është ëndërr për t’u përmbushur. Siguroj se do vazhdojmë të jemi studentë të dalluar, do trokasim në dyert e BE dhe kur të hapet dera besoj se do jemi të lutur të futemi”.

Këto komente, Presidenti Bajram Begaj ngaSofja i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin bullgar.

Greqia nuk firmos hapjen e kapitujve të parë të Shqipërisë me BE-në, duke vendosur vetopër shkak të çështjes Beleri.

Lajme të tjera |  "Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!"/ Argita Malltezi i përgjigjet Baton Haxhiut: Vazhdo fol me zogjtë, do të shkosh në gjyq!

Qëndrimi i Greqisë është kritikuar edhe nga shtete të BE-së, një ndër to Gjermania.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us