Greqia shpall “parqet detare” në detin Jon dhe Egje, reagon menjëherë Truqia

Agjencia turke e lajmeve Anadolu, duke cituar burime diplomatike, raporton se Ankaraja po “shqyrton masa parandaluese kundër hapave të mundshëm të njëanshëm”, pas njoftimeve të kyeministrit grek Qirjako Miçotaqis në lidhje me njoftimin për parqet detare.

Kryeministri grek ka njoftuar se vendi i tij ka përcaktuar disa zona si “parqe detare” zona të mbrojtura ekologjike detare, në Egje dhe Detin Jon, vetëm pak kohë pasi shpalli njëanshmërisht përcaktimin e zonës ekonomike detare.

Në botimin e saj, gazeta turke Daily Sabah raporton gjithashtu se Turqia po vlerëson me kujdes nëse Parqet Detare që Greqia pritet të shpallë në Detin Jon dhe Egje do të mbivendosen me zonat detare të diskutueshme.

Lajme të tjera |  Ish-kandidati i PD në Tiranë: Berisha nuk na mbështeti për rinumërimin e votave

I njëjti botim thotë se ndërsa “Ankaraja mbështet mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të deteve, ajo mbetet e vendosur në qëndrimin e saj se veprimet e njëanshme nën pretekstin e mbrojtjes ekologjike nuk duhet të lejohen të mbulojnë motive politike ose të ndryshojnë statusin e ndjeshëm në Egje”.

“Turqia thekson se normat ndërkombëtare mjedisore nuk duhet të përdoren për të minuar të drejtat e shteteve bregdetare ose për të prishur ekuilibrin e pushtetit në zonat e diskutueshme. Çdo përpjekje për të krijuar zona mbrojtëse që mund të ndikojnë në statusin e territoreve të diskutueshme konsiderohet e papranueshme”, vëren i njëjti botim.

Në të njëjtën kohë, gazeta turke nënvizon se autoritetet turke argumentojnë se përpjekjet për të mbrojtur mjedisin detar duhet të jenë transparente, të drejta dhe bashkëpunuese, veçanërisht në detet gjysmë të mbyllura si Egjeu, ku kufijtë detarë mbeten të paqartë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us