Grida Duma zbulon pse hoqi dorë nga politika dhe tregon nëse do të rikthehet

Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, rrëfeu ndër të tjera për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, “Big Brother Vip 3″.

Pse hoqët dorë ajo nga politika?!

Grida Duma: Asgjë s’më ka lodhur. Politikën e dua shumë. Ashtu ishte momenti. Duhej një dalje për të treguar që për mua ky është çasti i duhur jo për të demotivuar ata që merren me politikë… Për imazhin jam shqetësuar më pak sesa për ecjen… S’kishte të bënte me mua personalisht, por kohezioni i njerëzve. Politika nuk bëhet pa punë në grup, nëse grupi s’është në kohezion, është copëtuar, pa strategji politike. Ky grup duhet ‘shkundur’ sepse disa gjëra duhen bërë ndryshe.

Lajme të tjera |  Berisha u kërkon ndjesë ish-pronarëve dhe të përndjekurve dhe u jep fjalën: Do ju shlyejmë borxhin brenda një mandati

Ai që bën politikën duhet të jetë një kafshë politike. Politika është thelbi i interesit, por nëse e ke interesin e bashkuar me liderin e vendit je lider i madh, nëse e ke me planin politik s’je lider. Shqipëria ka 30 vite që mbijeton në njëfarë mënyre.

A do kthehej Grida Duma në politikë?

Grida Duma: Nuk e di, nuk e mendoj fare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us