Gripi i shpendëve, ç’ka ndodhur me pulat e ngordhura? Nuk dihet nëse janë asgjësuar

Ministria e Bujqësisë ende nuk ka dhënë një pasqyrë të qartë lidhur me masat e marra për gripin e shpendëve në Shqipëri. Në vendin tonë u njoftua se ishin zbuluar 2 vatra, në dy ferma të ndryshme në vend; një në kompaninë “Rea” dhe tjetra në kompaninë “Aiba”. Në kompaninë “Rea”, brenda pak ditëve ngordhën rreth 70 mijë pula; ndërsa tek “AIBA” kanë ngordhur rreth 65 mijë shpendë, nga të cilat, sipas “Vox”, 40 mijë prej tyre janë asgjësuar me djegie. Por, nuk dihet se kur, ku dhe si janë asgjësuar.

Gripi i shpendëve, është një infeksion viral që mund të infektojë jo vetëm zogjtë, por edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. Shumica e formave të virusit janë të kufizuara te zogjtë. H5N1 është forma më e zakonshme e gripit të shpendëve. Është vdekjeprurëse për zogjtë dhe mund të prekë lehtësisht njerëzit dhe kafshët e tjera që vihen në kontakt me të.

Lajme të tjera |  Pacientët me leucemi në mëshirë të fatit! Mungon ilaçi “Imatinib”, rrëfimet: E marrim kontrabandë, paguajmë deri në 700 euro në muaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us