Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe, është pyetur për një “like” që gruaja e tij i ka bërë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Bashkëshortja e Hill i ka dhënë “like” fotografisë së Vuçiçit, ku kreu i shtetit serb shfaqet së bashku me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harçenko.
“Edhe? Çfarë do të thotë kjo, se ajo mbështet bashkëpunimin mes Vuçiçit dhe ambasadorit rus këtu në Beograd? Thjesht gruaja ime ndjek/pëlqen pa kujdes shumë gjëra në Instagram. Mendoj se ka qenë një foto që gjithsesi i ka pëlqyer, por ka menduar se aty ishte një shkollë. Padyshim që nuk është një qëndrim politik. Mendoj që gazetarët seriozë nuk duhet të merren me diçka të tillë”, ka thënë Hill.
Më tej, Hill është pyetur nëse “like” e bashkëshortes së tij do të thotë se ai ka raporte të mira private me Vuçiç. “Unë kam raporte të mira me shumë aktorë politikë. Unë jam ambasadori amerikan dhe duhet ta keni parasysh se punoj me shumë njerëz, që janë nga sfera të ndryshme të jetës”, tha ambasadori Hill.
Ambasadori amerikan Christopher Hill është ambasadori i SHBA-ve në Serbi, që prej 31 marsit të vitit 2022