Në dosjen “Metamorfoza 2”, për të cilën u lëshuan 50 urdhër-arreste, u zbuluan skenarë të ndryshme se si grupet kriminale organizoheshin për të kryer vrasje.
“Nga “Metamorfoza 2” u vu re se si grupet kriminale forcojnë aleancat e tyre kur bëhet fjalë për atë që ata e konsideronin “vrasje me shkëmbim personash” dhe secili prej tyre në mënyrë që të mos identifikohet, përpiqet që të eliminojë personin tjetër, që të mos rrezikojë jetën e vet. Kjo u bë e qartë nga Metamorfoza numër dy, ku komunikimet u treguan skenarë të çdo fantazie të mundshme, por edhe mungesën e humanizmit, por edhe formën agresive se si funksionojnë këto grupe”, tha Hoxha.
Në një raste, tregon gazetarja, një nga të përfshirët në dosje, thur plane për ta vrarë kundërshtarin e aleatit në shtëpinë e tij.
“Aq sa njëri prej tyre thotë se është gati ta ftojë kundërshtarin e aleatit të tij në shtëpi për ta eliminuar Kemi parë qindra përgjime, ku secili nga anëtarët është i vendosur për të eliminuar hasmin e tij, nga format më të ndryshme. “Metamorfoza” ekspozoi edhe njëherë formën se si funksionojnë grupet kriminale dhe se si bashkëpunojnë si një i vetëm, për të vrarë kundërshtarin e përbashkët”,tregon ajo.