“Grupi im vjen i lodhur pas 120 minutave në Kupë”, Edlir Tetova: Nuk kam ndonjë preferencë në finale, e rëndësishme të mundim Partizanin

Nesër në “Arenën Kombëtare”, do të dalin në fushë Egnatia dhe Partizani për të zhvilluar gjysmëfinalen e dytë të “Final 4”. Ajo e para zhvillohet sot po në kryeqytet, ku do të përballen Vllaznia me Dinamon.

Në prag të përballjes së nesërme, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova ka dalë në konferencë për shtyp.

“Pas 120 minutave në Kupë, grupi im ka lodhje, gjendja psikologjike u rëndua pas asaj loje që është për të ardhur keq për nga rezultati, por duhet ta pranojmë. Mendoj që jemi duke punuar për të, por gjendja paraqitet e mirë pasi gjithsecili është koshient që ka qenë detyrë. Mendoj që shënimi i golit do ishte kapaku, ne prodhojmë, shkojmë përpara portës dhe nuk shënojmë, është për të ardhur keq, sidomos në një finale që nuk falet.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Elseid Hysaj i papërmbajtshëm në vetëm 50 sekonda, Lazio kalon në avantazh

Do të preferoja të ishte një lojë më e dobët dhe me më pak efikasitet, por cinikë ku mund të shënonim. Për hir të saj që kemi kaluar, duhet të fokusohemi shumë në gjysmëfinale, kemi dy rezultate por duhet të luajmë dhe të shkojmë si të barabartë. Partizani i vitit të kaluar me këtë vit nuk është në baraspeshë, por është një emër i madh, por është një gjysmëfinale për të shkuar në finale, kanë fansat e tyre që kanë ndikuar, por gjithë fokusi është te ekipi im se sa do jetë në gjendje për ta përballuar. Nuk mendoj që ka emocione se nga kjo pjesë ne punojmë për zhveshjen e emocionit te lojtarët, ne duhet ta shijojmë ndeshjen.

Sezonin e dytë pas janarit, skuadra ka arritur një pjekuri në lojë, është më dominante se vjet, e vetmja armë plus është vertikalizimi. Janë pak nga të gjitha, mua më pëlqen të ndryshoj dhe lojtarët e mi të kenë alternativa. Çdo kundërshtar përballë një tjetri mobilizohet, ndoshta kemi pasur ndonjëherë mobilizim të tepërt, por ne do shohim atë që na përket. Momenti i “Final Four” janë 4 skuadrat më të mira që e kanë merituar gjatë gjithë vitit, mendoj që nuk kam ndonjë preferencë, e rëndësishme është ndeshja me Partizanin dhe pastaj finalja është finale”, u shpreh Tetova.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us