Grushtat me presidentin e Dinamos, Tefik Osmani shoqërohet nga policia (VIDEO)

Përballja mes Vllaznisë dhe Dinamos nuk ka qenë vetëm në fushën e lojës ditën e sotme. Pas përfundimit të takimit ka pasur incidente edhe në dhomat e zhveshjeve mes drejtuesve të ekipeve.

Presidenti i Dinamos Adrian Bardhi është përleshur me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Duket se y sherr mes drejtuesve, ka agravuar deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.

Tefik Osmani është shoqëruar nga policia e shtetit, siç shikohet dhe në videon e publikuar nga gazetari sportiv, Mantho Prokopi.

Tefik Osmani i shoqëruar nga policia

 

Lajme të tjera |  Mposhti i vetëm Dinamon, Bekim Balaj: Finalen do e fitojmë me çdo kusht

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us