Grushti i shtetit në 1998, ish-truproja i Fatos Nanos rrëfen detajet: Ish- kryeministri shkoi në Dajt. I fundit fare ka ikur Edi Rama

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998.L

Atë ditë në Tiranë u organizua një grusht shteti me në krye Sali Berishën, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Grupe të armatosura pushtuan për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Berisha kërkonte dorëheqjen e Fatos Nanos, ndërsa e akuzonte për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Ishte mbledhja e qeverisë, dikush ruante shtëpinë, të tjerë të koordinuar sipas udhëzimeve që na kishte dhënë komandanti i Gardës, ca kaluan gardhin, ca nga tuneli, i fundit fare ka ikur Edi Rama, ka dalë nga mbrapa ku del te RTSH, Nano ka dalë në Dajt, më pas nga Librazhdi në Strugë, ishin 5-6 vetë, unë kam ruajtur vilën me dy kolegë të mi. I vetmi rast që ka pranu që ta komandonim ne”, tha Agolli.

Lajme të tjera |  Rama rinovon grupin parlamentar: Nga 83 deputetë, 54 janë emra të rinj. Kush u largua

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us