Guardiola TRONDIT Manchester Cityn: Po vjen koha të dal në ‘pension’

Pep Guardiola ka konfirmuar për “ESPN” se do të bëjë një pushim nga futbolli sapo të mbarojë koha e tij te Manchester City. Trajneri spanjoll, aktualisht i lidhur me “Qytetarët” deri në vitin 2027, pranoi se nuk e di nëse do të dalë në “pension” përgjithmonë, por është i sigurt se do të ndalet për një periudhë:

“Pas skadimit të kontratës me Cityn, do të ndalem. Jam i sigurt për këtë. Nuk e di nëse do të dal në pension, por do të bëj një pushim. Ka qenë një vit i vështirë, kam bërë edhe disa zgjedhje të këqija. Por mësova shumë. Nuk ka vetëm një arsye për rënien tonë, por një sërë detajesh.

Vështirësitë janë pjesë e lojës. Nuk mund të jetojmë duke menduar për kujtimin e të tjerëve. Kur vdesim, harrohemi shpejt. Por shpresoj që tifozët e Barçës, Bayernit dhe Cityt e kanë shijuar duke parë ekipet e mia. E dija që do të vinte një kohë kur do të binim, por ramë keq.

Nuk e prisnim të arrinim deri këtu, por nuk mund t’i fitojmë të gjitha. Ajo që kemi bërë në nëntë vjet ka qenë e shkëlqyer, por tani duhet të ulemi dhe të mësojmë të përpiqemi të kuptojmë se çfarë duhet të prodhojmë në të ardhmen”, e mbylli Pep.

Lajme të tjera |  Arbër Hoxha mposht Gattuson, Dinamo Zagreb merr kreun në Kroaci

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us