Gushti mbyllet me temperatura “përvëluese”, por shtatori vjen me stuhi

Metereologia Tanja Porja bëri një parashikim të motit për këtë fundjavë, por edhe ditët e fundit të muajit gusht, kur tha se do të mbyllet me temperatura të larta.

“Vranësirat dhe reshjet e izoluara nuk do të mungojnë, por termometri do të shkojë në vlera të larta deri në 38 gradë celsius. Këto kushte do të vijojnë edhe gjatë së shtunës e të dielës, ndërsa qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra. Në zonat malore termometri do të shënojë deri në 34 gradë celsius. Temperaturat e natës dhe të mëngjesit do të mbesin të larta”, tha ajo.

Porja thekson se lagështia e ajrin i bën edhe më mbytëse këto ditë të fundit të gushtit.

Lajme të tjera |  Rama në mbyllje të fushatës: Të dielën marrim shumicën më të madhe ndonjëherë

“Fakti që diferenca e maksimumit me minimumin e temperaturave është i ulët tregon se ka prezencë të shtuar të lagështisë në ajër, kjo e bën ajrin shumë mbytës, problematik. Megjithëse ka vranësira, në momentet kur dielli shfaqet është shumë e vështirë të ecësh në rrugë”.

Por si do të jenë ditët e fundit të gushtit dhe ato të para të shtatorit?

“Do të jetë një fundgushti i paqëndrueshëm me vranësira të izoluara. Por kjo situatë do të jetë edhe në ditët e para të shtatorit. Deri nga data 9 apo 10 shtator, ne presim të paktën 3 ditë me reshje, ku 2 prej të cilave do të përfshijnë të gjithë territorin. Dyshohet të ketë rrebeshe, e stuhi”, u shpreh Tanja Porja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us