Haaland te Barcelona? Laporta: Asgjë nuk është e pamundur, por..

Në intervistën e gjatë të dhënë nga Joan Laporta, president i Barcelonës, foli për “TV3”. “Aantenat” e tifozëve Blaugrana u ndezën kur u prek tema e tregut të transferimeve dhe për rrjedhojë planifikimi për sezonin e ardhshëm pas tripletës së mahnitshme “vendase” të arritur nga ekipi i Flick këtë sezon:

“Duhet të vlerësojmë një sërë situatash. Vitin tjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se po fillojmë nga e para dhe se kundërshtarët do të forcohen. Ata e kanë kuptuar se një projekt nuk mund të ndërtohet vetëm me individë. Do të ketë lëvizje. Këtë vit do të arrijmë rezultate që do të na çojnë në mbledhjen e rreth 950 milionë eurove.

Në sezonin e ardhshëm, buxheti do të kalojë një miliard. Një klub me këtë vëllim të ardhurash… jemi të sigurt se do të jemi në gjendje të kthehemi në marrëdhënien 1-1. Është shumë më e lehtë të punosh kështu për Decon. Duhet të shfrytëzojmë sa më shumë atë që kemi, siç tha Deco.

Do t’i zgjidhim çështjet që lidhen me rinovimet dhe pastaj do të shohim për çdo shtim. Por ndoshta, për të qenë më konkurrues, do të na duhen përforcime. E di që lojtarët në të gjitha linjat po vlerësohen. Asgjë në jetë nuk është e pamundur, sikurse tema ‘Haaland’, por për momentin nuk është ajo për të cilën po mendojmë. Nuk mendoj se është e nevojshme dhe ai sapo ka rinovuar me Cityn”.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Jurgen Klopp rikthehet në stol? Pronari i klubit italian thotë hapur gjithçka

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us