Habit gazetari izraelit: Nëse Shqipëria nuk merr 100 mijë palestinezë, Trump do t’ia bëjë si Kolumbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri të ditur planin e tij për Rripin e Gazës.

Sipas tij, SHBA do marrë kontrollin mbi këtë territor, i cili falë investimeve do kthehet në rivierën e Lindjen së Mesme.

Ndërkohë, shumica dërrmuese e palestinezëve do zhvendosen në vende të tjera.

Më herët është sugjeruar se 100 mijë palestinezë do zhvendosen në Shqipëri.

Kështu bëri të ditur gazetari izraelit, Amit Segal. Ky pretendim u hodh poshtë nga kryeministri Edi Rama.

Por sipas portalit Jewish Press, që i referohet pikërisht Segal, nëse Shqipëria nuk pranon, do përballet me skenarin kolumbian të Donald Trump.

“Segal sugjeroi gjithashtu që nëse shqiptarët do të kundërshtonin pritjen e 100 mijë arabëve të Gazës në tokën e tyre, Trump do t’u bënte atyre atë që bëri me Kolumbinë një ditë më parë, duke vendosur tarifa për kafenë e tyre për refuzimin e marrjes së aeroplanëve me emigrantë të paligjshëm nga SHBA. Kolumbianët u dorëzuan,” shkruan Jewish Press.

Lajme të tjera |  “M’u desh kohë të bëja martesën e duhur, por shpëtova”, Rama: Radha të martojmë Shqipërinë me familjen më të fortë! Bufi do ta lerë në derë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us