“Hajde urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama pasi fitoi mandatin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka treguar edhe mesazhin që ka marrë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, pasi mori mandatin e deputetit.

Braçe shton se listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ishin një kryevepër.

“Mandatin unë se kam marr akoma sepse do të rinumërohen votat. Ai më tha hajde urime se na çmende. Ajo që ka bërë Rama këtë herë është një kryevepër për vendosjen e listave.

Ai ka 2 vite që ka punuar për zgjedhjet. Kjo është ajo që nuk kuptojnë të tjerët dhe prandaj është përpara ai.

Javën tjetër ne do nisim një cikël diskutimesh me kolegët që do të jenë në parlament në Shtator edhe për t’i njohur më mirë të rinjtë”,- tha Braçe në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv.

Lajme të tjera |  Mot perfekt për plazh, temperaturat deri në 35 gradë Celsius/ Ja ZONAT më të nxehta!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us