Hakerat mesazh publik liderit të Hezbollahut: Mos e përfshini Libanin në luftën Izrael-Hamas

BEJRUT– Ekranet e informacionit në aeroportin e Bejrutit u hakuan dhe në to u shfaq një mesazh drejtuar liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Në mesazh shkruhej: Në emër të Zotit dhe të popullit, aeroporti në Bejrut nuk i përket Hezbollahut dhe Irani. Nuk do të gjeni përkrahës nëse e fusni Libanin në luftë dhe do të mbani përgjegjësi për pasojat. Ne nuk do bëjmë luftë në emër të dikuj tjetër. Ju shkatërruat portin tonë, tani doni të shkatërroni aeroportin tonë duke sjellë armë.

Pra mesazhi i tyre kryesor ishte që të mos përfshihej edhe Libani në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Një grup anti-Hezbollah mori përgjegjësinë për hakerimin dhe një punonjës i aeroportit, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha Arab Neës se tre persona përgjegjës ishin arrestuar.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Në dy fjalime javën e kaluar, Nasrallah paralajmëroi se Izraeli verior “do të jetë i pari që do të paguajë çmimin” nëse lufta përhapet në kufirin izraelito-libanez. Po ashtu, u zotua të hakmerret për vdekjen e nënkryetarit të Hamasit, Saleh al-Aruri , i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us