Hakmarrje ose larje hesapesh, MISTERI me vrasjen e SHQIPTARIT: Dedja u gjet gjysmë i zhveshur në pyll!

Bledar Dedja, me origjinë shqiptare u gjet i masakruar ditën e djeshme në një zonë pyjore në provincën e Trevisos në Itali.

Paraprakisht dyshohet se Dedja është vrarë për hakmarrje ose për larje hesapesh. Trupi u gjet në një zonë pyjore përgjatë rrugës që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20.

Në turpin e tij u konstatuan plagë me thikë, në kokë dhe gjoks, nëra prej goditjeve i kishte shpuar mushkërinë.

Më tej, në krahë janë konstatuar edhe plagë të tjera që tregojnë se viktima ka tentuar të mbrohet. Dedja u gjet gjysmë i zhveshur në pyll.

Autopsia, e cila do të bëhet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes, do të duhet të vërtetojë edhe nëse 39-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale para vdekjes. 100 metra larg trupit ndodhej Mercedesi i tij, i parkuar në anë të shtegut.

Lajme të tjera |  A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtaret? Berisha: Vetëm ai lart mund të ndalojë PD-në

Shumë pista po ndiqen nga hetuesit në orët e fundit, përfshirë atë të një takimi me një person tjetër që përfundoi në tragjedi, ndoshta në kulmin e një debati që shpërtheu për arsye ende të panjohura.

Por hipoteza të tjera nuk mund të përjashtohen, siç është ajo e shlyerjes së llogarive. Po vijojnë kërkimet për autorin dhe armën e vrasjes, e cila ende nuk është gjetur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us