Hansi Flick apo Pep Guardiola? Ferran Torres zgjedh më të mirin

Hansi Flick ka rikthyer Barcelonën e dikurshme, atë ekip që dhuronte spektakël në fushën e lojës dhe merrte rezultatet dhe fitonte trofe të rëndësishëm. Kjo ka sjellë një frymë pozitive në ekip si dhe ka rikthyer ëndërrën te tifozët.

Pavarësisht se janë eliminuar tashmë nga Champions, sërish besohet se me gjermanin në stol ka nisur një cikël i ri i katalanasve dhe e ardhmja me të do të jetë e ndritur. Ferran Torres është një nga futbollistët që ka shkëlqyer me uljen në stol të Flick.

Spanjolli në një intervistë është pyetur për dallimet mes Pep Guardiolës dhe Hansi Flick. Torres thekson se gjermani i mban më shumë afër futbollistët, madje motivon ato që nuk kanë shumë minuta.

Lajme të tjera |  “Reali një ekip i shkëlqyer”, Flick para klasikes: Pas humbjes në Milano nuk është e lehtë

“Ata janë fitues dhe dinë si të menaxhojnë një skuadër të madhe. Por Flick është më i afrueshëm, i intereson si po ja del në çdo aspekt. Dhe diçka shumë e rëndësishme: ai tregon shumë dashuri për ata që luajnë më pak, që të mos humbasin motivimin dhe të jenë gati kur t’u vijë momenti. Ky sezon më ka ndihmuar të konfirmoj që jam një numër 9.

Nuk e kam menduar kurrë se mund të isha një numër 9 derisa nisa me Pepin. Edhe Hansi më ka ndihmuar shumë. Nuk jam një numër 9 tipik. Gjithë jetën kam qenë anësor, dhe tani mendoj se është pozicioni ku mund të shfrytëzoj më mirë cilësitë e mia”, ka theksuar Torres.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us