Hap i rëndësishëm drejt mbijetesës, Lecce me Ramadanin titullar “korrin” 3 pikë

Lecce e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në Serie A, duke arrtir të mposhtë mbrëmjen e sotme Parmën në transfertë me shifrat 3-1.

Ish-futbollisti i Partizanit e nisi takimin si titullar në qendër të mesfushës, duke i lënë vendin Coulibalyt në minutën e 56-të të pjesës së dytë. Ndërsa Berisha  nuk u grumbullua për këtë takim duke mos qenë ende gati pas atij dëmtimi të pësuar një muaj më parë.

Fitorja e sotme e ngjit Leccen në vendin e 13-të të kampionatit italian me 23 pikë, tre më shumë se kundërshtari i sotëm që ndodhet në vendin e 18-të të zonës së ftohtë.

Lajme të tjera |  E TURPSHME/ Gazetari turk kërkon të ulë Ernest Muçin: Nëse do të isha president, do e hiqja për 5 milionë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us