Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Ajo zbuloi gjithashtu se tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.

“Në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit që tashmë ka filluar të konsolidohet”, tha Balluku në një postim në Facebook. Në tunelin 6 kilometra të gjatë nuk do të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë shkurton ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë. Shpejtësia e lëvizjes në tunel do të jetë nga 50 deri në 80 kilometër në orë, ndërsa gjatë sezonit veror në të pritet të lëvizin rreth 10 mijë automjete.

Lajme të tjera |  Evi Kokalari: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj, jo për mua. Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Tuneli nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës Vlorë-Sarandë. Punimet për ndërtimin e tunelit nisën në 15 nëntor të vitit 2021, me kosto rreth 180 milionë dollarë. Sipas njoftimeve të mëparshme të autoriteteve, nga viti i ardhëm kalimi në të do të kushtojë 5 euro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us