Harta e re gjyqësore, Gjykata Kushtetuese merr vendim

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi ndryshimet për hartën e re gjyqësore, duke rrëzuar kështu kërkesën e Dhomës së Avokatisë.

Kushtetuesja rrëzoi me shumicë votash padinë e bërë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Prej 1 majit të këtij viti, gjykatat e shkallës së parë u riorganizuan dhe nga 22 mbetën 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që u mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.

Pas kësaj faze, dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Lajme të tjera |  “Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte”, flet gruaja e plagosur në Korçë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us