HARTA LIVE: Mos bëni plane për fundjavën! Rikthehet shiu dhe temperaturat e ulëta

Nëse kishit plane për fundjavën, bën mirë që t’i anuloni. Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka parashikuar se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Të shtunën, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira, të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

HARTA LIVE: Mos bëni plane për fundjavën! Rikthehet shiu dheHARTA LIVE: Mos bëni plane për fundjavën! Rikthehet shiu dhe

Të dielën, moti do të jetë kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit, priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të ditës. Në mbrëmje, shiu do të marrë formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Sa i përket temperaturës, në bregdet do të variojë: 10/16°C; në vendet e ulëta: 7/17°C; ndërsa në vendet malore: 1/14°C. Nga ana tjetër, era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Lajme të tjera |  “Opozita humbi zgjedhjet, por vetë Berisha mori një fitore”- Bamir Topi: E dinte shumë mirë që fitore me Ramën përballë nuk mund të realizojë

HARTA LIVE:

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us