HARTA LIVE: Nuk ka mbaruar! Pluhuri saharian do mbuloj sërish Shqipërinë

Të hënën rikthehet stuhia e tymit saharian. Nëse moti për nesër do të parashikohet i kthjellët, ndërsa të hënën rikthehet moti me tym dhe temperaturat e larta. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, të hënën, temperaturat do të kapin deri në 30 gradë celcius. Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

“Nisur nga dita e diel pritet afrimi gradual nga Europa Perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët, e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Vuropën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë),“-bën me dije nga SHMU.

HARTA LIVE:

Kështu, me nisjen e javës së re, kombinuar me temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ashtu siç ndodhi pak ditë më parë në vendin tonë.

Lajme të tjera |  Me kapelën me nr.1, Berisha pas daljes nga SPAK: Hetimet provuan se s’kam përfituar asnjë favor! Në 54 vite, 100 mijë euro kursime

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us