Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për sot. Temperaturat e larta që tashmë kanë pushtuar vendin kanë shfaqur një risk të lehtë për zjarre në Tiranë dhe në Fier, ndërsa 10 qarqet e tjera të vendit konsiderohen si “pa rrezik”. Reshjet e shiut duket se nuk do të jenë askund prezente. Sot, në bregdet, temperaturat pritet që të variojnë nga: 16 / 27 °C; në vendet e ulëta: 15 / 29 °C; në vendet malore: 11 / 26 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
HARTA LIVE: