Sot vendi është nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh. Sot, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve, këto reshje do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Në zonën veriore dhe verilindore priten reshje të dobëta dëbore në lartësinë mbi 600 m mbi nivelin e detit.
Sa i përket temperaturave, në bregdet pritet të variojnë 10 / 15°C; në vendet e ulëta: 8 / 14 °C; ndërsa në vendet malore: 3 / 8 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
HARTA LIVE: