“Pikat e zeza” në rrugë – 83 mln lekë për projektin e eleminimit të 7 kryqëzimeve problematike

Hartimi i projektit të detajuar për eleminimin e 7 pikave të zeza, që janë burim aksidenti në rrugë do të kushtojë 83 mln lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues bashkimin e 2 kompanive “Almo Konstruksion” dhe “Deltarex”, që do të duhet të përgatisin dokumentin, që do të shërbejë më pas për ndërhyrjet në disa akse rrugore.

ARRSH e bazon informacionin nё të dhënat e Drejtorisë së Pёrgjithshme të Policisё sё Shtetit dhe nё databazёn e aksidenteve me numrin mё tё lartё tё fataliteteve dhe plagosjeve tё rёnda.
Në bazë të këtij informacioni, ёshtё hartuar njё listё me pikat me problematike, që kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme pёr eliminimin e tyre. Kryqëzimet e identifikuar ndodhet në segmented Lezhë – Shkodër, Shkodër – Hani i Hotit, Rrogozhinë – Elbasan dhe Pogradec – Korçë.
Ndërkaq, referuar dokumente të tenderit, konsulenti duhet të paraqesë projektin përfundimtar, pas kryerjes së investigimeve të plota me detaje të mjaftueshme në mënyrë që ndërhyrja nё kёto akse rrugore të mos ketë nevojë për ndërhyrje të mëtejshme.

Sipas Institutit të Statistikave, në periudhën janar – dhjetor 2023, numërohen 961 aksidente rrugore apo 0.7% aksidente më pak në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u regjistruan 968 aksidente. Në 10 muaj të këtij viti mbetën të aksidentuar 1.319 persona.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us