Heidi dhe Romeo të penduar për dasmën? Kush do të rikthehet mes Meritonit Eglës dhe Ilnisës…

Një përballje të fortë nominimi mes Eglës, Meritonit dhe Ilnisës do të ndjekim sonte në Big Brother VIP.

Kush do ta lërë shtëpinë mes tre konkurrentëve të fortë, të cilët ndodhen prej tri ditësh në “dhomën e bardhë”, pas përjashtimit të tyre me “Zarf të Zi”, nga vendimi i “Vëllait të Madh”.

Sot do të ndjekim gjithashtu një debat të fortë mes dyshes Romeo-Juli, pas përplasjeve të shumta që kanë pasur gjatë këtyre ditëve, për shkak të misionit të këtij të fundit, i cili do të marrë edhe një surprizë emocionuese.

Miqësia e tre mikeshave të ngushta Rike-Erjola-Roza duket se është krisur. Çfarë kanë për të thënë ato? Çifti Heidi dhe Romeo të penduar për dasmën?

Për këto dhe shumë të tjera, ju mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm live në “YouTube”, Big Brother VIP, për të mos humbur asnjë moment, por edhe në në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2″.

Lajme të tjera |  Laert Vasili ‘fshin’ Valbonën pas Big Brother dhe thumbon Gjestin: Një analfabet funksional, e meritoi fitoren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us