Helmimi i fëmijëve! Prokuroria nis hetimin: Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital dhe ushqimi në kopësht

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u helmuan rreth 70 fëmijë të një kopshti publik. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e kopshtit, ndërsa janë sekuestruar edhe kartelat klinike për 6 fëmijët e shtruar. Gjithashtu raportohet se janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushtet laboratorike, ndërsa është bllokuar ushqimi i mbetur në kuzhinën e këtij kopështi.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vlerësim, pasi më datë 24.05.2025 është marrë dijeni nga rrjetet sociale se në Kopshtin Nr.1 Gramsh janë helmuar nga salmonela disa nga fëmijët e këtij kopshti.
Në spitalin e Gramshit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 6 fëmijë dhe janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e këtij kopshti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar Kartelat Klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, janë sekuestruar Procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marre mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. Gjithashtu, është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Çfarë ka ndodhur sot në Gramsh?

Rreth 70 fëmijë kanë përfunduar të helmuar pasi kanë ngrënë drekën në kopshtin publik nr.1 në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur të martën, por është raportuar më 24 maj, pasi institucionet e kanë mbajtur të fshehtë. Një pjesë e fëmijëve kanë qëndruar për ditë të tëra në spital me simptoma si vjellje, temperatirë, diarre dhe ethe. Analizat që janë bërë tregojnë se fëmijët janë helmuar nga bakteri i salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering “Nelsa SHPK”./ZËRI

Lajme të tjera |  5 ditë "Turi Çiklistik i Shqipërisë"! Policia plan masash: Akset rrugore që do të bllokohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us