Hera e parë në Kupën e Shqipërisë, baraspeshë totale në Egnatia – Partizani në këtë sezon

Egnatia – Partizani është gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Shqipërisë, sfidë kjo që do të luhet në orën 19:00 në “Egnatia Arena”. Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat që do të kërkojnë fitoren për t’i shkuar deri në fund këtij turne.

Interesante është se rrogozhinasit dhe kryeqytetasit do të sfidohen mes tyre për herë të parë në Kupën e Shqipërisë. Në të kaluarën asnjëherë goglat si kanë vënë përballë njëra –tjetrës.

Por gjithsesi kjo sfidë premton të jetë mjaft e luftuar, teksa edhe përballjet e këtij sezoni mes tyre e tregojnë diçka të tillë. Në 3 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në kampionat, ekipet kanë nga 1 fitore dhe 1 barazim.

Lajme të tjera |  Shqipëria pëson “goditje” para ndeshjes me Letonin në prapavijë, mungon ylli i Kombëtares

Rrogozhinasit ia kanë dalë të shënojnë 3 gola, po aq edhe “Demat”. Mbetet të shihet se cila prej tyre do të dalë fitimtare ditën e sotme në gjysmëfinalen e parë në Kupën e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us