Herolind Shala në hapat e trajnerit të Partizanit, ja çfarë e lidh mesfushorin me Skënder Gegën

Ditën e sotme, Partizani ka bërë një goditje befasuese në merkato duke përforcuar mesfushën. “Demat e kuq” kanë nënshkruar me Herolind Shalën si lojtar i lirë, duke u bërë pjesë e kryeqytetasve deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

Më parë Partizani e ka bërë zyrtar edhe këtë transferim, me Herolind Shalën që tashmë është pjesë e tyre dhe ka vendosur të mbajë numrin 6 në shpinë. Një numër i rëndësishëm ky në historinë e Partizanit.

Të shumtë janë lojtarët që e kanë mbajtur këtë numër në fanellë përpara Herolind Shalës, por disa prej tyre kanë qenë edhe më të rëndësishëm në historinë e Partizanit.

Alban Tafaj (95/96), Skënder Gega trajneri aktual (95/96, Luan Pinari (09/10-10/11) gjithashtu dhe Renato Malota (16/17).

Herolind Shala në hapat e trajnerit të Partizanit, ja

 

Lajme të tjera |  VIDEO/ Marash Kumbulla i pandalshëm në La Liga, shënon golin e radhës për ekipin e Espanyol

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us