Hetimet për “21 janarin”/ ‘Kam pikëpyetje nëse i ka vrarë Garda’, Ndrea Prendi thirret në SPAK

Ish-komandati i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të dëshmuar për “21 janarin”. Prendi është parë duke u futur në ambientet e SPAK pasditen e sotme, rreth orës 18.00, fill një ditë pasi në pyetje u morën familjarët e të ndjerit Aleks Nika.

Lidhur me ngjarjen, ku mbetën të vdekur 4 protestues të opozitës (asokohe Partia Socialiste), Predi ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”. Në rrëfimin e tij përballë moderatorit Blendi Fevziu, Prendi shprehej se ngjarja kishte lënë gjurmë tek ai, por shkaktoi debat në publik me pohimin e tij se protestuesit nuk ishin ekzekutuar nga Garda e Republikës, duke pretenduar se mes tyre nuk ka pasur asnjë përplasje me protestuesit.

PJESË NGA INTERVISTA e 3 viteve më parë: 

Ndrea Prendi: Ajo ngjarje ka lënë gjutmë tek unë sepse ka patur 4 viktima për të cilat unë kam shprehur ngushëllimet e mia dhe kam ndjerë dhimbje, por në atë ditë ka patur dhunë kundrejt institucioneve të shtetit. E kam konsideruar si ngjarje të dhimbshme por edhe të rrezikshme që nuk duhet të kishte ndodhur, sepse Garda nuk duhet të ishte aktivizuar dhe protesta s’duhet të ishte në ato përmasa.

B: Një nga gjërat thelbësore për të cilën është folur është fakti që të 4 viktimat janë qëlluar jashtë perimetrit sigurisë të kryeministrisë…

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

P: Në lidhje me këtë dua të sqaroj dicka. Nëse mund t’i referohemi skemës që ka Garda e Republikës për zonën e sigurisë së lartë, në këtë skemë Kryeministria nuk është objekti. Ajo është rrethimi prej kangjellave të hekurit dhe kalimit i tyre për Gardën është ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe zona potokalli në momentin që ka trazira si 21 Janari kthehet në zonë të kuqe.

B. Çfarë mbron Garda?

P: Unë kam shumë pikëpyetje nëse ata janë të vrarë nga Garda apo jo.

B. Ç’domenthënë, njëra nga vrasjet është vërtetuar, madje dy prej vrasjeve sipas gjykatës kanë autor.

P: Janë verifikuar sipas gjykatës dhe janë konsideruar edhe nga të tjerë rikoshetë, mund të jenë edhe aksidentale nuk e përjashtoj.

Mirëpo, në përgjimet e publikuara nga radioja e përdorur nga Garda, është po Ndrea Prendi ai që jep urdhër për zjarr.

“Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup,“-dëgjohet ai në përgjimin që tashmë është bërë publik, por ende kaseta nuk është dorëzuar në SPAK nga familjarët e Aleks Nikës.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit. Në mesin e personave që akuzohen nga familja si përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës, janë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha. Ky i fundit në një reagim pas regjistrimit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme, dha një koment për mediat, duke thënë se nuk ka urdhëruar pushkatimin e asnjë protestuesi.

Lajme të tjera |  Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us