Hill mesazh serbëve: Fatin tuaj e keni ju në dorë, s’është në Uashington, Bruksel dhe Pekin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill duke folur për zgjedhjet në Serbi kishte një mesazh për serbët, të cilët sipas tij, e kanë fatin në duart e tyre dhe jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin. I ndalur tek integrimi i Serbisë në BE, Hill tha se viti që vjen do të jetë shumë i vështirë dhe i rëndësishëm në këtë aspekt.

Christopher Hill: Viti i ardhshëm do të jetë shumë – shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Serbisë në një vend tjetër.

Serbia prej vitit 2012 është vend kandidat për Bashkimin Europian, por ende nuk e ka atë status. BE-ja paralajmëron rregullisht se shpejtësia e procesit të anëtarësimit me Serbinë do të varet nga përparimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, i cili po zhvillohet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us